INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapet me vaji hashashi në kufi, arrestohet 46-vjeçari nga Korça

Kapet me vaji hashashi në kufi, arrestohet 46-vjeçari nga Korça

Publikuar më: 13:20 28-01-2018

Policia kufitare e Kapshticës ka sekuestruar një sasi të dyshuar si vaji hashashi. Në pranga është vënë Katriot Islami, 46-vjeç, banues Qafëzezë të Korçës, poseduesi i bidonit të mbushur me vaji hashashi. Islami po tentonte të kalonte kufirin duke udhëtuar me një nga linjat e autobusëve që kryejnë linjat e transportit me Greqinë. Vaji i hashashit u gjet gjatë kontrollit, në një pako të mbështjellë me natriban. Në pranga janë vendosur dhe dy shtetas të tjerë që dyshohet për bashkëpunim.
Njoftimi i policsë:
Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Sekuestrohet 929 gramë vaj hashashi. Arrestohet në flagrancë transportuesi, ndalohen edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
K. I, 46 vjeç, banues në fshatin Qafëzez-Ersekë. Më datë 27.01.2018, gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm i cili udhëtonte si pasagjer në një autobus linje me destinacion Greqinë, poshtë xhupit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :1 pako e mbështjellë me letër natriban brenda së cilës ndodhej 1 bidon plastik me peshë 929 gramë me lëndë të dyshuar si vaj hashashi.
Gjithashtu në vijim të hetimeve lidhur me këtë rast, si edhe duke përdorur metoda speciale të hetimit specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve :R. S, 38 vjeç, banues në Maliq dhe E.Gj, 32 vjeç, banues në Yzberisht-Tiranë, të dy si bashkëpunëtorë të dyshuar të kësaj ngjarje. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0043699741363525