INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kontenierët e mbërritur nga Pireu në Durrës, zbardhet e vërteta në lidhje me kokainën

Kontenierët e mbërritur nga Pireu në Durrës, zbardhet e vërteta në lidhje me kokainën

Publikuar më: 11:15 27-09-2019

Publikohen detaje nga operacioni antidrogë në bashkëpunim në policinë greke, ku u kapën dy kontinierë pasi dyshohej se brenda kishte drogë të llojit kokainë në Portin e Durrësit.

Mësohet se policia ka arrestuar gjatë këtij operacioni dy shtetasit A. Bega dhe A. Myslimhaka dhe është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale G.M.
Bega pritet të dalë para Gjykatës për t’u njohur me vendimin, ndërsa prokuroria ka kërkuar “Arrest me burg”.
Kanë qenë autoritetet greke ata që kanë sinjalizuar palën shqiptare për kokainën e fshehur në dy konteinerët e nisur nga Ekuadori.
Në Durrës janë sekuestruar rreth 46 kilogram kokainë, ndërsa gjatë kontrollit brenda kontenierëve është gjetur edhe oriz.
Deri më tani raportohet se është hapur vetëm një kontenier dhe pritet të kontrollohet dhe i dyti.
Autoritetet greke bëjnë me dije se kokaina ka mbërritur në disa kontenierë nga Ekuadori në Portin e Pireut, ku në 14 shtator u kap një ngarkesë prej rreth 500 kg kokainë. Prej 17 shtatorit konteinerët janë mbajtur nën vëzhgim teksa kanë lundruar me të njëjtën anije nga Porti i Pireut në Portin e Durrësit.

 

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166