INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijon “ndëshkimi” në Krujë, 11 të arrestuar për kultivim të bimëve narkotike

Vijon “ndëshkimi” në Krujë, 11 të arrestuar për kultivim të bimëve narkotike

Publikuar më: 12:13 28-07-2019

Vijojnë opreacionet e policisë kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Gjatë orëve të fundit janë finalizuar dy operacione të koduar “Ndëshkimi 3 “ dhe “Ndëshkimi 4”. Në pranga janë vënë 11 persona dhe një tjetër u shpall në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Operacioni është në vijim të dy operacioneve të tjera të koduara “Ndëshkimi 1 dhe 2”, ku si rezultat i këtyre operacioneve në total janë ndaluar 16 shtetas.

Operacionet e fundit u realizuan pas një hetimi disa mujor.

Po gjatë orëve të fundit është finalizuar një tjetër operacion i koduar “Ndëshkimi 4”, ku pas nje hetimi 3 mujor me Metoda Speciale Hetimi, ne funksion te procedimit penal te vitit 2019 u bë ekzekutimi i masave te sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkëpunim, për shtetasit; F. D., 23 vjeç, banues në Fshatin Borizane, Krujë, S. D. 20 vjeç, banues në Borizane, Krujë. K. T, 22 vjeç , banues në Lac te rrethit Kurbin.Dhe u bë shpallja në kerkim e shtetasit A. D. 27 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në zonen e pyllëzuar të fshatit Borizanë, Krujë, në periudha të ndryshme, të cilat janë asgjesuar nga Policia.

Gjithashtu po në vijim të operacionit “Ndëshkimi 4”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B.U., 50 vjeç, dhe S.U., 20 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre, u janë gjetur fidanë të dyshuar narkotikë canabis sattiva, si dhe një sasi lënde narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 14 aparatë celularë dhe 1 automjet.

Article Logic
Execution time: 0.0038871765136719