INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranga të kërkuarit për drogë, si e denoncuan qytetarët

Pranga të kërkuarit për drogë, si e denoncuan qytetarët

Publikuar më: 10:26 31-05-2019

Një 36 vjeçar i dënuar nga Gjykata e Breshias me 20 vjet heqje lirie është arrestuar nga Policia e Vlorës, pas një informacioni që është dhënë fillimisht nga disa banorë, që kishin fiksuar foton e tij në shpalljet e Policisë për personat në kërkim.

36 vjeçari me inicialet R. K. banues në Fier u arrestua dhe sipas informacioneve të Interpol Tirana, ai ishte në kërkim ndërkombëtar pë veprat penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike, e kryer në bashkëpunim.

R.K, së bashku me persona të tjerë prej vitesh merreshin me trafik droge, por në vitin 2018 ata u zbuluan nga policia italiane dhe gjykata e Breshia lëshoi urdhër arrestet.

Asnjë prej shqiptarëve të akuzuar nuk u arrit të vihet në pranga, por kjo nuk e pengoi Policinë Italiane të depozinte tek interpol kërkesat për shpallje në kërkim ndërkombëtar.

Prej asaj kohe e deri tani, 4 pjesëtarët e bandës në të cilën bënte pjesë i arrestuarit R.K nga Fieri janë në kërkim.

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828