INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasja tek Unaza e Re, informacion zyrtar mbi të arrestuarit dhe proceduarit, mes tyre dhe demokrati Balliu

Përplasja tek Unaza e Re, informacion zyrtar mbi të arrestuarit dhe proceduarit, mes tyre dhe demokrati Balliu

Publikuar më: 10:45 08-05-2019

Një ditë pas përplasje tek Unaza e Re, që banorët tentuan t’i bllokojnë rrugën eskortës së kryeministrit Rama, policia e Tiranës jep informacion në lidhje me të shoqëruarit. Nga 30, 4 persona mbeten në burg, ndërsa janë proceduar 23 të tjerë dhe 3 prej tyre janë shpallur në kërkim. Mes të arrestuarve është edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, i cili e ka kaluar natën në qeli, pasi iu komunikua masa e arrestit pasditen e djeshme.

Njoftimi i policisë:
Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 4 shtetas, për veprime të dhunshme mbi Policinë dhe shkatërrimin e pronës, ditën e djeshme në zonën e Unazës së Re. Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.
Për sulmet dhe veprimet e dhunshme mbi punonjesit e policisë janë arrestuar shtetasit:

- K.B., 30 vjeç, banues në Tiranë
- L.M., 42 vjeç, banues në Tiranë
- S.H., 34 vjeç, banues në Tiranë
- E.S., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.
Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0032329559326172