INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e “Astirit”, banorët përplasen me policinë [VIDEO]

Protesta e “Astirit”, banorët përplasen me policinë [VIDEO]

Publikuar më: 13:03 07-05-2019

Banorët e zonës së “Astirit” janë përplasur këtë të martë me policinë.

Paraditen e sotme ata kishin dalë për të bllokuar rrugën, por janë ndalur nga efektivët blu duke shtuar tensionet dhe përplasjet mes tyre.

Për pasojë, disa persona janë shoqëruar nga policia.

Në protestë ndodhej edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili po ashtu është shoqëruar në polici.

Për disa minuta situate ka qënë e tensionuar edhe për shkak të bllokimit të rrugës.

Ndërkohë ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri në një deklaratë për mediat akuzoi kryeministrin se ishte ky i fundit ai që urdhëroi policinë që të dhunonte banorët, që sipas saj, po protestonin paqësisht.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939