INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merrni masa! Nga nesër kufizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës, ja si do të devijojë trafiku

Merrni masa! Nga nesër kufizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës, ja si do të devijojë trafiku

Publikuar më: 12:40 07-05-2019

Të gjithë ata që lëvizin me automjet, duhet të marrin masa për ditën e nesërme sepse duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit qarkullimi i në autostradën Tiranë-Durrës do të kryhet më i kufizuar në një segment të saj.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor sqarojnë se do të nisin punime të cilat do të zgjasin deri në datën 17 maj.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë se, duke nisur nga dita e Mërkurë datë 8 Maj 2019 ora 08:00 në mëngjes deri në datë 17.07.2019, do të realizohen punime në rrugët si më poshtë:

– Rehabilitim i sistemit te ndriçimit në Autostradën Tiranë-Durrës, nga Km 0+000 deri në Km 14+750, Segmenti rrugor: ish Dogana-Qafë Kashar-Vorë.

Qarkullimi i mjeteve në pjesën ku do të kryhen punimet do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 1 korsi (Punimet kryhen vetëm gjatë njërit drejtim të rrugës) dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar”, sqaron ARSH.

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543