INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E thonë raportet serioze ndërkombëtare, Shqipëra burimi kryesor i armëve dhe drogës

E thonë raportet serioze ndërkombëtare, Shqipëra burimi kryesor i armëve dhe drogës

Publikuar më: 09:48 18-07-2019

Sekuestrimi i një arsenali armësh lufte mes të cilave dhe një raketë gjuajtëse ajrore, disa kallashnikovë e pistoleta të fabrikimit rus, në zotërim të një grupi ekstremist nazist, ka sjellë në vëmendjen e mediave italiane trafikun e armëve ilegale në Itali.

Sipas raporteve të Europol e të shërbimeve të inteligjencës italiane grupet kriminale shqiptare, mafia kalabreze Ndrangheta e ajo puglieze Sacra Corona Unita janë organizatat kryesore kriminale që administrojnë trafikun klandestinë të armëve në Itali.
Përllogaritet që ky trafik në vitin 2018 ka kapur vlerën nga 520 milionë deri në 1 miliardë dollarë, raporton Ora News. Sipas raporti final të Fighting Illicit Firearms Trafficking Reuters ans Actors at Europeans Level në territorin e Ballkanit Perëndimor janë lokalizuar depozita armësh të fabrikimit sovjetik si dhe prodhime private e ofiçina klandestine armësh që më pas trafikohen ilegalisht për llogari të grupeve kriminale shqiptare e serbe.
Shumica e armëve në përdorim të mafias Camorra e Sacra Corona Unita kanë prejardhje nga Shqipëria e nga ish Jugosllovia. Të tilla janë pistoletat e markës Tokarev e mitralozët AK (kallasnikov).
Komisioni i antimafias në Parlamentin italian ka evidentuar lidhjet e mafies italiane me grupet kriminale ballkanike. të cilat përmes rrugës detare dhe asaj tokësore transportojnë ilegalisht armë në Itali.
Me anë të mjeteve lundruese që kapërcejnë Adriatikun, armët mbërrijnë në Itali, kurse në rrugë tokësore transportohen nga veriu i Italisë me automjeteve private apo kamionë mallrash.
Sipas organizatës më të akredituar në sektorin e armëve, Small Arms Survey deri në fund të 2018 në Itali ekzistojnë gjithsej 8.6 milionë armë me leje të rregullta e armë klandestine. Ndër to 1 398 320 janë armë me licencë të rregullt mbajtje për vetëmbrojte apo dhe armë gjahu.

Article Logic
Execution time: 0.0033600330352783