INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti i fundit për përdoruesit e alkoolit! Ballkanasit më tapë se të gjithë

Raporti i fundit për përdoruesit e alkoolit! Ballkanasit më tapë se të gjithë

Publikuar më: 13:27 28-05-2019

Raporti i fundit për 2019 i Drogave në Europë, rendit banorët e Ballkanit ku bën pjesë dhe Shqipëria si më pijedashësit në botë. 31.5 % e tyre kanë pohuar se janë dehur në harkun kohor të një viti. Një e dhënë tjetër për Ballkanin, është se femrat dehen më shumë se sa meshkujt, me rreth 24.8 % të femrave, krahasuar me 19.7 % të meshkujve.
Këto të dhëna tregojnë se në Ballkan njerëzit dehen edhe më shumë se në Itali, Zvicër, Hungari dhe Gjermani.
Sipas raportit, shumica e vendeve gabojnë, pasi nuk ju rekomandojnë shtetasve të tyre që të mos konsumojnë më shumë se 40 gramë alkool e barazvlefshme me gjysmë shishe verë ose 2 gota birrë në një ditë. Kjo duhet bërë për të minimizuar rrezikun e dëmtimeve akute të shëndetit.
Banorët që bëhen më shumë tapë sipas shteteve janë atë të Britanisë së Madhe. Ata raportojnë se dehen afro 51 herë në një vit. Thënë ndryshe të gati një herë në javë ata bëhen tapë.
Një gjetje interesante është se mbi 50%e personave që dehen janë të papunë.

Article Logic
Execution time: 0.0032949447631836