INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ke ndihmuar ndonjëherë ndonjë mik të dehur? Sigurisht që të kanë kaluar këto mendime në kokë

Ke ndihmuar ndonjëherë ndonjë mik të dehur? Sigurisht që të kanë kaluar këto mendime në kokë

Publikuar më: 18:55 02-07-2018

Sigurisht që na ka ndodhur ta teprojmë me alkoolin në rastë të caktuara. Kush më shumë e kush më pak por të paktën një herë në jetë, kemi qënë ne ata qe nuk janë dehur dhe kemi ndihmuar një mik që ka bërë të kundërtën.

E në ndihmë e sipër të kalojnë shumë mendime në kokë, por janë disa të tilla që lirisht mund të themi se i kalojnë pothuajse të gjithëve.

Ja ku i keni disa:

-Kush është ky njeri?

Ai/ajo ka dalë nga vetja si pasojë e alkoolit dhe normalisht do ndryshojë edhe sjelljet.Gjë që ty të duket e çuditshme dhe fillon të kesh dyshime të tipit se përse rri me këtë njeri. Janë dyshime që kalojnë shumë shpejt.

-“Po unë kështu dukem kur dehem?”

Mundohesh ta ngushëllosh veten që nuk dukesh në atë gjëndje porn ë fakt ashtu dukesh. Ndoshta edhe më keq.

-“Do t’i kalojë shpejt”

“Ka më shumë se 30 minuta në këtë gjendje, besoj se së shpejti do vijë në vete” ,-por në fakt ekziston mundësia që kjo gjendje të vazhdojë gjithë natën.

-“Mos duhet t’i jap pak ushqim?”

“Do të ketë dicka tjetër në stomak veç alkoolit e ndoshta përmirsohet”,- por në fakt mund t’i bëjë më keq sepse mund ta nxjerrë ushqimin dhe ti nuk e do këtë gjë.

-“Do kishe vdekur nëse s’do isha unë”

Pasi “misioni dado” ka përfunduar të kap një ndjenjë heroizmi dhe ndihesh krenar për veten dhe ja thua atij/asaj sa herë që të jepet mundësia.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834