INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nami në Krujë/ 19 persona të arrestuar dhe 7 në kërkim për kultivim droge [VIDEO]

Nami në Krujë/ 19 persona të arrestuar dhe 7 në kërkim për kultivim droge [VIDEO]

Publikuar më: 13:07 29-08-2019

Të paktën 19 persona janë arrestuar dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë operacionit të koduar “ Malësia e Krujës.

Të gjithë këta persona akuzohen për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedural bën me dije policia ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara narkotike Canabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 33 aparate celularë dhe 1 armë zjarri pistoletë zhurmuese.

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721