INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stërvitej dhe publikonte në FB video për qëllime terroriste, si u arrestua  29-vjeçari nga Kruja

Stërvitej dhe publikonte në FB video për qëllime terroriste, si u arrestua 29-vjeçari nga Kruja

Publikuar më: 17:44 15-04-2019

Një 29- vjeçar është arrestuar nga policia me dyshimin se shpërndante video pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste.

29-vjecari lindur në Krujë dhe banues në Tiranë përdorte adresën në Facebook për të publikuar video të tilla. Policia bën me dije se arrestimi i tij u bë pas një hetimi dyvjecar me metoda special nga specialistët e drejtorisë së Antiterrorit.

29-vjecari me inicialet E.U ka qënë i proceduar më parë për veprat penale të “Dhunës në familje” dhe “Pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”.

Ndërsa gjatë operacionit të fundit gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprat penale të “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , të parashikuara nga nenet 232, 232/a dhe 278/2 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0034120082855225