INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitet banesa e avokatit në Durrës, ja shuma marramendëse që morën hajdutët

Grabitet banesa e avokatit në Durrës, ja shuma marramendëse që morën hajdutët

Publikuar më: 17:40 15-04-2019

Banesa e avokatit Edmond Saliu në Durrës ka rënë pre e grabitjes. Avokati Saliu ka deklaruar në polici se i kanë vjedhur rreth 350 milionë lekë.

Ai thotë se paratë kanë qenë në valuta të ndryshme, lekë, dollarë, euro si dhe letra me vlerë.

Mësohet se autorët kanë marrë kasafortën që mbahej me çelës.
Policia thotë se ngjarja është klasifikuar si vjedhje banese, pasi nuk ka pasur asnjë thyerje të dyerve apo dritareve të banesës.

Sipas bluve të Durrësit dyshohet se vjedhja të jetë kryer nga persona të afërm të familjes, ku autorët mund të kenë hyrë me çelës, kanë vjedhur kasafortën dhe më pas janë larguar.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107