INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD vijon betejën për të larguar Agim Kajmakun, dokumente të reja

PD vijon betejën për të larguar Agim Kajmakun, dokumente të reja

Publikuar më: 12:49 29-08-2019

Partia Demokratike nuk heq dorë prej Agim Kajmakut. Siç veproi me Valdrin Pjetrin, selia blu çdo ditë publikon të dhëna që Agim Kajmaku, kryebashkiaku i Vorës është i njëjti person i arrestuar në Greqi në vitin 2003 me emrin Jorgo Toto. Këtë të enjte, PD përmes ish-deputetit Gent Strazimiri ka nxjerr dy dokumente për të treguar se Kajmaku është personi që kërkohet nga drejtësia greke për bërje biznes me para të falsifikuara. 

“Ky dokument, i marrë nga sistemi TIMS (dokumenti 1) është me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën dhe është arrestuar. Dokumenti i dytë është po ashtu i nxjerrë nga sistemi TIMS tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku, por me të njëjtën foto si edhe Jorgo Toto në pasaportën me të cilën është arrestuar. Krahasimi i dy fotove që janë të të njëtit person, verteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto, në fakt është Agim Kajmaku”, tha Strazimiri.

Kryebashkiaku i Vorës dy ditë më parë tha se ai hynë e del lirisht në shtetitn grek, duke treguar pasaportën e tij. Por PD thotë se të gjitha janë alibi dhe Kajmaku po i afrohet burgut.
“Kajmaku fshihet pas alibive të rrëzuara duke iu afruar gjithnjë e më shumë burgut, ndërsa Edi Rama hesht, duke mbrojtur zgjedhjen e tij kriminale për qytetarët e Vorës. Provat janë të pakontestueshme dhe Agim Kajmaku apo Jorgo Toto duhet të largohet dhe të merret i pandehur”, shtoi ish-deputeti demokrat.
Selia blu akuzon kryeministrin Edi Rama se po e mbron Kajmakun. Sakaq nga ana e kryeministrit nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me pretendimet e PD-së për zgjedhjen e Kajmakut për Bashkinë Vorë.Agim_Kajmaku.jpg

2.jpg3.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034911632537842