Ngjarja e së shtunës në ‘’Përputhen prime’’ po vazhdon të komentohet akoma dhe ka ngjallur kritika të ashpëra kundrejt emisionit.
Ishte ish-konkurrenti Hysen Rama, i cili ka një histori në të kaluarën me konkurrenten Alvisa Qarri, I cili përmes një lidhje live hodhi akuza të rënda duke pretenduar se Alvisa e ka tradhëtuar pasi ata ishin rilidhur gjatë programit.
Kjo u mohua nga Alvisa, e cila zbuloi se Hyseni e ka përndjekur vazhdimisht, e ka përgjuar si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.
Mënyra se si u trajtua ngjarja dhe si kishte vazhdimisht njerëz brenda studios që akuzonin konkurrenten nxiti debate të shumta.
Së fundmi ajo ka postuar disa imazhe nga bisedat e mëparshme me ish-partnerin, Hysenin.
Në fotot e postuara Alvisa i shkruan atij se ai e ka tradhtuar atë, sharë, mashtruar dhe i ka bërtitur asaj të kohën.
Në fotot e postuara nga ish-konkurrentja mund të shihet se Alvisa ka dashur ta denoncojë Hysenin tash e disa muaj për keqtrajtim, por që ngurroi për hir të prindërve të saj.













18 Dec 2025 





