Pak ditë më parë, këngëtari Luiz Ejlli dhe aktori i humorit Julian Deda ishin të ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, ku shkëmbyen disa batuta për njëri-tjetrin.
Gjatë prezantimit, Luiz me humor tha se Juli duhet t’i vinte turp që e kishte mundur Eglën në “Big Brother”, ndërsa Julian iu përgjigj se është më mirë të të mundë Eglën sesa të fitosh me Kristin.
Pas këtij momenti, fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, reagoi përmes një postimi në Instastory, duke kritikuar mënyrën si dy artistët minimizuan një grua me batutat e tyre.
Postimi i Egla Cenos:
Unë do merresha jo me dy burra por edhe me 200 njëherësh, sidomos me dy burra që ‘fërkojnë’ njëri-tjetrin me batuta duke minimizuar një grua. Do merresha, por jam duke hekurosur, duke bërë teatër, film, duke blerë pelena për mamin e gjëra të tilla prej njerëzish të zakonshëm.
Problemi nuk është te fitorja ime, problemi është te mënyra si e shohin suksesin e të tjerëve duke predikuar për veten përulësi që nuk e kanë. Nëse nuk ju del akrepi nga stomaku mund t’ju këshilloj metodën revolucionare të quajtur: pranimi i realitetit.
Yshni tutje, jeni më të frikshëm juve se gratë e lagjes kur mblidhen për të folur për komshien e re. Zoti na ruajtë nga gojët e delenxhinjve.









11 Feb 2026 





