Alvisa Qarri padyshim është personazhi më i përfolur i kësaj jave.
Konkurrentja e Për’puthen u akuzua nga ish i dashuri i saj, Hyseni, për tradhëti, pasi pretendonte se ishin rilidhur gjatë programit.
Ai publikoi disa përgjime duke vërtetuar kështu akuzat e Alvisës se ishte përndjekur gjatë tërë kohës.
Në fund të programit Alvisa zbuloi se kishte përjetuar edhe dhunë fizike nga Hyseni dhe kjo deklaratë dhe fotografi që pa vetëm Bora, ndryshoi komplet situatën.
Një pjesë e madhe e atyre që në fillim dhe gjatë programit iu sulën Alvisës me akuza për mashtrim, i dolën në mbrojtje pas këtij zbulimi.
E padyshim buja më e madhe bëhet në rrjete sociale aty ku ndjekësit dhe publiku janë ndarë në dysh, njëra pjesë duke i besuar Hysenit e tjetra Alvisës.
Një nga mesazhet konkurrentja ka vendosur ta publikojë dhe jo vetëm mesazhin por edhe fotografinë e vajzës që i shkruajti fjalë të rënda.
‘’Ishalla dhunohesh vërtetë në jetën tënde që të mësoh qa është dhunimi’’, kishte shkruar ndjekësa në mes tjerash.
Këtë mesazh Alvisa e ka publikuar bashkë me foton e saj duke shkruar: Dhimbja ime më e madhe janë këto komente të tilla. Shikoni qa thotë kjo zonjë pa ju dridhur qerpiku. Turp t’i vijë.
Ndryshe Alvisa ka paralajmëruar se në prime-n e ditës së shtunë do të shfaqet për të thënë versionin e saj.










18 Dec 2025 





