INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni bërë plane për sot? Mësoni më parë si do jetë moti dhe shijojeni ditën

Keni bërë plane për sot? Mësoni më parë si do jetë moti dhe shijojeni ditën

Publikuar më: 09:40 04-03-2018

Lajme të mira, zbuloni ç’do të ndodhë sot me motin! 

Pasditen e djeshme u shqetësuam për motin e së dielës pasi reshjet e shiut përfshinë të gjithë vendin, por edhe orët e para të së dielës ishin me shira të dohët dhe të përkohshëm, kryesisht në zonat Qendrore të vendit.

Por nuk ka vend për shqetësim sepse kjo e dielë do të jetë kryesisht pa shira.

Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 0°C mëngjesi në zonat e thella malore në 9 – 10°C në zonat e ulëta e bregdetare ndërsa mesdita SOT varion nga 8°C në zonat veriore deri në 17°C vlera maksimale në jugperëndim.

E diela, nuk do të sjellë ndryshime të ndjeshme të vlerave termike.

Article Logic
Execution time: 0.0034031867980957