INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jugu i Shqipërisë goditet nga një tërmet

Jugu i Shqipërisë goditet nga një tërmet

Publikuar më: 11:29 04-03-2018

Një tërmet është regjistruar orët e para të ditës së sotme në jug të vendit. Lëkundje të vogla sizmike, sipas të dhënave të Institutit të Sizmiologjisë u shënuan gjatë natës. Tërmeti ka qenë 2.2 ballë i shkallës Rihter dhe ka rënë në një thellësi prej 3 kilometra. Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Pilur të Vlorës. Ndërsa, bëhet e ditur se lëkundjet sizmike u ndjenë rreth orës 04:14, ndërsa nuk ka dëme materiale apo të lënduar. Tre ditë më parë, më 1 Mars dy tërmete të tjerë goditën vendin tonë. Një lëkundje tërmeti me magnitudë 2.3 u shënua në Belsh, kurse i dyti me fuqi 2.5 ballë goditi fshatin Kuç të Vlorës. Gjatë javëve të fundit, nëntoka shqiptare është lëkundur nga dhjetëra tërmete të vegjël.

Article Logic
Execution time: 0.0030868053436279