INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kandidatura për në RCC, reagon Majlinda Bregu: “Po kam aplikuar, s’ka lidhje qeveria”

Kandidatura për në RCC, reagon Majlinda Bregu: “Po kam aplikuar, s’ka lidhje qeveria”

Publikuar më: 13:18 31-01-2018

Majlinda Bregu është propozuar si kandidatura e vetme e Shqipërisë për Presidente e RCC në Sarajevë. Regional Cooperation Council, është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE. Sipas të njëjtave burime, shkresa e kandidimit është firmosur nga kryeministri Rama sipas burimeve të Dritare.net

Pas daljes së këtij lajmi ka reaguar Majlinda Bregu përmes një postimi në Facebook, duke i hedhur poshtë zërat që e ilustruan këtë emërim si një afrim të Bregut me qeverinë Rama.

Gjithashtu Majlinda Bregu ka theksuar se ky propozim nuk varet nga qeveria shqiptare dhe rrjedhimisht nuk mund të ofrohet nga qeveria e vendit tonë.

Reagimi i plotë i Majlinda Bregut:

Po lexoj një lajm që paska marrë dhenë për aplikimin tim për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal .

E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim për këtë pozicion. I cili është i pari i këtij niveli që nëse do ta fitoj, i jepet nje shqiptari.

E dyta! Nuk është pozicion që varet nga qeveria shqiptare dhe për rrjedhojë nuk mund të ofrohet nga qeveria shqiptare. Nota duhet të përcillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme siç ndodh me çdo kanditat nga vendet e tjera që kanë aplikuar.

Zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshem është një proces i gjatë përzgjedhje, votimesh në disa nivele nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore dhe ku Komisioni Europian është partneri i tij kryesor. Sigurisht që nuk i kushton asnjë lek taksapaguesve shqiptare.

E fundit! Nëse do ta fitoj këtë pozicion, do të jetë një nder për mua, Shqiperinë dhe Shqiptarët kudo në rajon.”, shkruan Majlinda Bregu në postimin e saj në facebook.

w45y_w54.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039739608764648