INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Time”: Haradinaj një nga pesë politikanët më të kërkuar në botë

“Time”: Haradinaj një nga pesë politikanët më të kërkuar në botë

Publikuar më: 12:18 31-01-2018

Revista amerikane “Time” ka publikuar së fundmi një artikull në të cilin janë renditur pesë politikanët më të kwrkuar që sipas kësaj reviste kanë fituar vëmendjen e botës.

Sipas “Time” bëhet fjalë për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, klerikun Fetullah Gullen, ish-presidentin e Katalonjës Carles Puigdemont, Julian Assange dhe Mikheil Saakashvili,

Prestigjiozja shkruan se Haradinaj ka bërë emër gjatë viteve të 90-ta gjatë luftës në Kosovë. Si komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai ishte akuzuar se ka torturuar dhe vrarë serbë, por në mungesë të provave ishte liruar nga këto akuza nga Tribunali i Hagës në vitin 2008 dhe 2012.

Sfida për Haradinajn nuk është vetëm Serbia. Me urdhër të aleatëve perëndimorë dhe e ndihmuar nga BE-ja, Parlamenti i Kosovës ishte pajtuar gjatë vitit 2015 që të krijohet Gjykata Speciale që do të trajtonte krimet e pretenduara të luftës dhe që do të ketë bazën në Holandë, por që do të funksionojë nën juridiksionin e Kosovës, lëvizje kjo që konsiderohet si instrument që ndihmon në stabilizimin e gjeopolitikës së Ballkanit. Por vetëm tani kanë filluar të shfaqen paralajmërimet për shfuqizimin e kësaj gjykate, ku Haradinaj dhe elita politike e Kosovës është vënë në kërkim të mundësive për të shmangur këtë gjykatë.

Sipas revistes amerikane, ndoshta Haradinaj dhe aleatët e tij në Kosovë janë shumë të vogël që të kujdesen për fuqitë e rëndësishme gjeopolitike; realiteti është ky, për ta ruajtur paqen ata nuk po mund ta përballojnë këtë.

Article Logic
Execution time: 0.0035221576690674