INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çudia, si i ngatërron milionat një gjyqtare në Shqipëri [FOTO]

Çudia, si i ngatërron milionat një gjyqtare në Shqipëri [FOTO]

Publikuar më: 11:11 31-01-2018

Sistemi i drejtësisë është një nga sistemet më të atakuara nga qytetarët shqiptarë. Të shpeshtë kanë qenë denoncimet e qytetarëve që denoncojnë padrejtësinë që hasin çdo ditë pranë institucioneve ku pretendohet se mund të bëhet drejtësi. Gazetarja Aranita Brahaj nëpërmjet një statusi në facebook kërkon “Vetting për injorantët”. Kur thotë këtë Brahaj bën publike ngatërresën me milionat që bën një gjyqtare në deklaratën e pasurisë.
Aranita Brahaj:
“Vetting për injorancën
Mos i rëntë asnjë shqiptari një gjyqtare administrative që kur bën llogaritë e pasurisë së saj shkruan: kam marr 2.5 milion lek kredi, kam shlyer në një vit 3 000 800 lekë dhe më kanë mbetur për të shlyer edhe 1.5 milion të reja. Dhe për vite me radhë shkruan gjysmat me të reja e gjysmat me të vjetra. Dhe ne njerëzit e thjeshtë presim arsyetim, argument, gjykim, artikulim dhe integritet … nga kush? nga kokat e drejtësisë qw jepkan mwsim edhe ke privati.
Uroj që vetingu ta nxjerrë të paaftë”.

 

aranitaaaaaaaaaaa.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156