INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka refuzuar Ledrin dhe Butrintin, njihuni me bukuroshen SHQIPTARE që do të marrë pjesë në klipin e yllit BOTËROR! [VIDEO]

Ka refuzuar Ledrin dhe Butrintin, njihuni me bukuroshen SHQIPTARE që do të marrë pjesë në klipin e yllit BOTËROR! [VIDEO]

Publikuar më: 11:28 13-12-2019

Klaudia Kalia ka qenë e ftuar dje tek “Ftesë në 5” , ku i është përgjigjur pyetjeve kureshtare të Bieta Sulos. Dhe padyshim, kurioziteti nuk është i vogël për një modele shqiptare që po shijon suksesin me “Fashion Tv“, ndërsa jetën e ndan mes Abu Dhabit dhe Europës.

Ish Miss Shkodra rrëfeu se nuk preferon të jetë pjesë e videoklipeve në Shqipëri. “Unë kam qenë pjesë e klipit të Noizyt dhe arsyeja është për shkak të miqësisë, aty kemi qenë grup shoqëror, por që mua nuk më pëlqejnë aq shumë klipet. Nuk kam ndonjë dëshirë për klipe këtu në Shqipëri, edhe pse të gjithë më janë ofruar”, – tha Klaudia duke shtuar se Getoar Selimi, Ermal Fejzullahu, Ledri Vula, Butrint Imeri i kanë ofruar për ta pasur në klipet e tyre, por ajo nuk ka pranuar: “Nuk kam dashur, nuk më ka pëlqyer…”, shprehet më tej, ndërkohë që nuk ka refuzuar ndërkohë yllin e muzikës botërore, Ariana Grande.

“Në fakt, jam duke folur për një klip jashtë, por që nuk e di sa do të arrihet. Më kanë thënë që do të bëhet, por ende nuk e di. Është Ariana Grande. Jam duke biseduar. Një fotograf i huaj që më ka pëlqyer shumë, ka xhiruar një klip të Ariana Grandes. Më ka pëlqyer shumë te disa video që kam bërë te Fashion Tv dhe më tha që “nëse ke dëshirë, unë do të xhiroj edhe një klip tjetër që të jesh pjesë e tij”, ka qenë komenti I saj. Duket se planet e modeles për karrierë ndërkombëtare, kanë një fillim të mbarë!

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887