INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Jo më rradhë në poliklinika! Ja si prenotohen online vizitat tek specialistët[VIDEO]

Publikuar më: 17:07 10-01-2018

Në çdo qendër shëndetësore në vend pacientët për të marrë shërbime mjekësore duhet të qëndrojnë gjatë në rradhë. Disa thonë se kanë më shumë se një orë e gjysëm në rradhë e të tjerë edhe pse e dinë ngarkesën që kanë mjekët në punë sërisht i konsiderojnë të bezdisshme rradhët.

Po këto rradhë në ditët në vijim zor se do ti shohim, pasi një program i ri ka nisur të aplikohet në qëndrat shëndetësore. Mjekët e familjes përmes disa hapave të thjeshtë online do t’ju lënë orare për konsulta tek specialistët dhe askush s’ka pse të presë më në rradhë. Mjekia Enkelejda Dervishi sqaron për IN News detajet se si aplikohet.
‘’Vendoset ID-ja e mjekiut, më pas ID-ja e pacientit. Më tej zgjidhet poliklinika e specialiteteve, specialisti, shërbimi, zgjidhet dita dhe ora. Referimi zakonisht nuk zgjat më shumë se një ditë. Pacientit i jepet një kod dhe më pas shkon tek specialisti,’’ sqaron mjekia Dervishi.
Po pacientë nuk janë ende shumë të informuar në lidhje me këtë shërbim të ri po kur e mësuan u gëzuan. ‘’Bravo,’’ tha një e sëmurë kronike.

Article Logic
Execution time: 0.0026469230651855