INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Virusi 'australian' pushton botën. Mjekët: Sezoni më i keq i gripit në histori [VIDEO]

Virusi 'australian' pushton botën. Mjekët: Sezoni më i keq i gripit në histori [VIDEO]

Publikuar më: 16:14 10-01-2018

Virusi “australian” po përhapet me shpejtësi në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara në Amerikë. Ndërkohë Kandaja është goditur rëndë nga gripi vdekjeprurës. Ekspertët mjekësorë parashikojnë se ky do të jetë sezoni më i keq i gripit në histori. Virusi H3N2 është më vdekjeprurës sesa gripi i derrave që infektoi mijëra njerëz në vitin 2009. Epidemia gripale ka goditur vendin tonë fqinj, Italinë. Gjashtë viktima janë regjistruar nga virusi i gripit australian në Pulia. Epidemia e gripit ka përfshirë gjithë vendin, urgjencat janë mbipopulluar. Numri i personave të prekur është më i lartë se vitet e kaluara. Ekspertët bëjnë të ditur se virusi H3N2 i gripit ka goditur gjithashtu Britaninë e Madhe. Virusi vrasës tashmë është konfirmuar në disa zona të vendit. Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se mbërritja e virusit që shkaktoi mbi 300 të vdekur në Australi vitin e kaluar, mund të shkaktojë shpërthimin më të keq të gripit në Britani në 50 vjet. Në fund të dhjetorit, Irlanda regjistroi rastet e para të vdekjeve, pas shpërthimit të epidemisë në vend. Epidemia e gripit ka shpërthyer gjithashtu në Skoci . Sezoni i gripit vdekjeprurës ka goditur rëndë Kaliforninë ku 27 pacientë nën moshën 65-vjeç kanë humbur jetën. Autoritet parashikojnë rritje të numrit të vdekje në vend. Gripi është tashmë i përhapur në rreth 46 shtete të Amerikës. Urgjencat janë të mbipopulluara ndërkohë që janë raportuar shtim të rasteve të vdekjeve në të gjithë SHBA-të.

Article Logic
Execution time: 0.0032939910888672