INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë rikthyer bashkë?! Mozzik dhe Loredana nuk ndahen më nga njëri tjetri, vëllai i reperes i nxjerr zbuluar!

Janë rikthyer bashkë?! Mozzik dhe Loredana nuk ndahen më nga njëri tjetri, vëllai i reperes i nxjerr zbuluar!

Publikuar më: 16:28 07-10-2020

Ata janë një prej çifteve më të përfolura të shoëbizit, sidomos pasi deklaruan ndarjen. Që prej asaj kohe e deri më sot Loredana dhe Mozzik janë përfolur vazhdimisht për ulje ngritje në marrëdhënien e tyre.

Mozzik deklaroi kohë më parë në një intervistë se nuk ka asnjë mundësi kthimi me Loredanën, ndërsa në spektaklin “Shiko kush luan”, dy javë më parë vendosi të mos përgjigjet fare lidhur me këtë pyetje duke bërë vetëm një buzëqeshje.

Por së fundmi disa detaje tregojnë se ata të dy mund të jenë rikthyer sërish bashkë. Fillimisht u panë bashkë në aeroportin e Prishtinës ditën që Loredana u kthye në Kosovë. (lexo ketu)

Së fundmi i kemi parë gjithashtu të postojnë foto ku tregojnë se ndodhen në të njëjtat vende. 

mozzik-1.jpg

 

Konkretisht Mozzik ka postuar një foto bardh e zi në një makinë dhe në sfond duket e njëjta shtëpi ku ka postuar një video edhe Loredana.

sag.png

 

Për ta përforcuar më shumë këtë detaj, në foton e publikuar nga vëllai i Loredanës, shihet fare mirë që ka qenë edhe Mozzik aty, pasi pas makinës nga e cila ka dalë është një makinë e bardhë.

81195c24-e6bd-4aa4-8021-2d1b4d6478e4_1.jpg

 

S’ka vend për dyshime, mund ta dalloni fare mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0040521621704102