INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kapën disa herë MAT! Janë ribashkuar ose jo, por LOREDANA është e fiksuar me këtë gjë te MOZZIK [FOTO]

U kapën disa herë MAT! Janë ribashkuar ose jo, por LOREDANA është e fiksuar me këtë gjë te MOZZIK [FOTO]

Publikuar më: 16:36 03-10-2020

Loredana dhe Mozzik janë komentuar shumë këto kohë në media pasi po përflitet se ajo dhe Mozzik janë rikthyer bashkë pas një viti ndarje. Në fillim u ngritën dyshime kur dyshja u ndoqën në Tik Tok, më pas ata u filmuan në Gjermani bashkë në një qendër tregtare dhe pastaj u kapën duke veshur rrobat e njëri-tjetrin. Kur u pyet në “Shiko kush luan” nëse është beqar apo jo, Mozzik tha: “Nuk e di as unë dhe nuk keni për ta ditur as ju”, duke shtuar më shumë dyshimet. Por veprimi i fundit i Loredanës ka shtuar dyshimet. Në rrjetet sociale është publikuar një video e dyshes në qendrën tregtare në Gjermani dhe reperja ka komentuar një zemër të kuqe, duke ndezur më shumë lajmet se ajo dhe Mozzik janë rikthyer bashkë. (lexo këtu).

Pavarësisht gjithçkaje, kemi vënë re që Loredana dhe Mozzik veshin të njejtat rroba. Duke patur parasysh faktin që gocat kanë qejf të veshin “hoodies” të çunave, me siguri Loredana është fiksuar me veshjet e Mozzik dhe prandaj i kemi parë shpesh herë me rroba të njejta. 

mepnue.jpg

 

or.png

 

Screenshot_1.png

Një tjetër “xing” e kanë kapur fansat së fundmi, pasi Loredana është shfaqur me një bluzë të cilën e ka veshur edhe Mozzik.

 

omg.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0027320384979248