INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! STRESI flet për sherrin me MATOLALE, ja si nisi: Doja të dija se…

Çfarë ndodhi?! STRESI flet për sherrin me MATOLALE, ja si nisi: Doja të dija se…

Publikuar më: 17:31 07-10-2020

Reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si Stresi, ka deklarua se në polici ka përfunduar kot, pa pasur asnjë lidhje të vërtetë me Mato Lalen, ashtu siç u përfol në media. I ftuar në NIN, Stresi tha se kur shkoi në komisariat, efektivët kanë përmenduar emër tjetër, por që e kanë shoqëruar vetëm për faktin se të përfshirët në konflikt banonin në lagjen e tij, dhe blutë kishin menduar se reperi kishte lidhje.

“Është një sherr që jam përzier kot. As s’e njoh dhe as di se kush është ai djali që këndon. Madje kur më thua emrin më kujton filmin shqiptar, sepse është njëri që quhet Mato Gruda. U ngatërrua me djem të vegjël të lagjes time, që janë mosha 20-25 vjeç. U kapën keq dhe puna përfundoi në polici. Policia e zonës erdhi në lagjen time dhe na mori me vete. Shkuam në komisiariat dhe doja të dija se çfarë bëmë se na morën prapë. Dikush ishte vrarë shumë më shumë se ç’u tha, dhe çështja ka kaluar në polici, përmes spitalit. Pasi kur ka marrë personi i lënduar mjekimin, e kanë referuar në polici. Me mjete rrethanore ndoshta, me shkop bejsbolli, s’e di. Pastaj përmes zonave erdhën me morën mua se mendonin se isha unë. Por në komisariat thanë emët tjetër. Ku është filani thanë. Aty thashë uff shyqyr, s’e kanë me neve. Ndodhin këto gjëra, por unë nuk dua që të ndodhin,”- tha Stresi.

Article Logic
Execution time: 0.0033628940582275