INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju ka ''fiksuar'' edhe juve? As Mozzik, as Kida, as Tayna, ja cila këngë po dëgjohet më shumë nga shqiptarët!

Ju ka ''fiksuar'' edhe juve? As Mozzik, as Kida, as Tayna, ja cila këngë po dëgjohet më shumë nga shqiptarët!

Publikuar më: 16:35 08-10-2020

Si në verë, dimër, vjeshtë apo pranverë, artistët shqiptarë i dhurojnë shumë hite publikut tonë. Siç duket, pas përfundimit të verës, këngëtarët shqiptarë kanë pushuar pak dhe po bëhen gati për projekte të reja të cilat mezi i presim.

Javët e fundit janë publikuar disa këngë që janë pëlqyer shumë nga dëgjuesit shqiptarë dhe me një kërkim të vogël në Youtube vumë re se cila prej tyre po dëgjohet më së shumti.

Bëhet fjalë për këngën “Buzët e kuqe” të Ylli Limanit, këngë e cila është publikuar para 1 jave dhe ka gjeneruar mbi 2 milionë klikime. Teksti dhe muzika e këngës janë realizuar nga vetë Limani.

 

Siç mund ta shihni më poshtë, “Buzët e Kuqe” është numri 1 në trending dhe ndiqet nga kënga e re e Capital T dhe Vig Poppa.

BIZ.png

 

Megjithatë, kanë qenë të shumtë ata që e kanë akuzuar këngëtarin për kopjim, pasi sipas tyre kënga është e ngjashme me atë të The Weeknd “Blinding Lights”.

Article Logic
Execution time: 0.0039141178131104