INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishit kuriozë? Gjiko ju tregon se sa fitohet nga klikimet e YouTube [FOTO]

Ishit kuriozë? Gjiko ju tregon se sa fitohet nga klikimet e YouTube [FOTO]

Publikuar më: 19:11 02-11-2017

Ai është një ndër reperat më të pëlqyer të momentit dhe me hitet e tij të fundit ka fituar goxha terren në tregun muzikor.
Bëhet fjalë për Gjiko, i njohur ndryshe si “The Flyboy” i cili po bën namim me këngën e tij të fundit “Papuqe Gucci”. Në vetëm pak ditë, kjo këngë numëron rreth 1 milion e 700 mijë klikime, por u akuzua nga komentues të ndryshëm se i ka blerë klikimet.
Kjo sepse "Papuqe Gucci" arriti 1 milion klikime për dy ditë. E për t'ja mbyllur gojën të gjithëve, Gjiko ka publikuar sot një video ku tregon statistikat e projektit të tij të ri.
Me 1 milion e 200 mijë klikime, Gjiko ka arritur të fitojë gati 300 dollarë. Fitimet që marrin nga klikimet e një projekti në Youtube, asnjë këngëtar nuk i ka zbuluar më parë, prandaj Gjiko është i pari. 

 kos.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003262996673584