INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish këshilltari i Totozanit: Avokati nuk është i popullit, futi në lista të “ZINJT”

Ish këshilltari i Totozanit: Avokati nuk është i popullit, futi në lista të “ZINJT”

Publikuar më: 11:15 07-03-2017

Në një analizë të gjatë, ish këshilltari për mediat i Avokatit të Populiit Igli Totozani është përfshirë në debatit mbi përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit të Vettingut. Denis Minga hedh dyshimet se Totozani me këtë listë të “zezë” të anëtarëve të përzgjedhur nga avokati, por që u përjashtuan nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, Totozani jo vetëm që tregoi se nuk është i Popullit por sipas Mingës tentoi të blejë mandatin e dytë të tij.
Postimi i plotë në facebook i Denis Mingës:
“Avokati i Popullit kishte përzgjedhur 29 persona si të përshtatshëm për të qënë pjesë e komisioneve të Vetingut por ONM i rrëzoi 8 prej tyre duke dhënë rekomandimin negativ , pra duke i futur tek lista e zezë. Duke ditur se komisioni i parë i Vetingut ka vetëm 6 anëtarë, praktikisht dhe hipotetikisht nëse do të bazoheshim vetëm tek përzgjedhja e Avokatit të Popullit rrezikonim të kishim të gjithë komisionin me të Zinj... Ja pse duhet ONM dhe ja pse ONM është garancia e kësaj reforme përballë politikës dhe përballë Avokatit të Popullit i cili nga ana e tij duhet të na sqarojë kush jane 8 të zinjtë që futi në listën e të përshtashmëve dhe mbi çfarë kriteresh bëri pranimin e tyre... Ndërsa përjashtoi 79 kandidatë të denjë për gjëra farë të vogla ( për vërtetim gjuhe angleze psh pavarësisht se vinin nga shkollat perendimore ) Avokati i Popullit duhet të na tregojë se si ka mundësi që nuk u tregua rigoroz dhe lejoi 8 kandidatë të zinj të futeshin në listën e pastër. Që Totozani nuk është Avokati i Popullit kjo dihet prej kohësh por se Avokati i kujt është tani kjo mbetet për të zbuluar ??? Mos vallë po kërkon të "blejë politikisht" mandatin e dytë me listat e Vettingut ??? Ndaj duhet dhënë mbështetja maksimale për ONM si e vetmja garanci për të monitoruar këtë proces jetik për qytetarët e thjeshtë…”

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832