INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Kyçja e PD në çadër që t’i ikë fshesës së Vettingut

Rama: Kyçja e PD në çadër që t’i ikë fshesës së Vettingut

Publikuar më: 11:34 07-03-2017

Një ditë pasi Parlamenti nuk mundi që të ngre komisionin Ad-hoc, i cili do të përzgjedhë komisionet e Vetingut, Kryeministri Edi Rama lëshon akuza ndaj opozitës. Nëpërmjet një statusi të facebook shefi i mazhorancës thotë se protesta e demokratëve ka vetëm një qëllim: t’i ikë fshesës së Vettingut.
Edi Rama në facebook:
“E vajtueshme sjellja e PD me partnerët ndërkombëtarë.E dëshpëruar kyçja në Çadrën e Kampingut për t'i ikur Fshesës së Vetingut. Të pashpresë!”
Pjesmarrja e opozitës është vendimtare në ngritjen e komisionit ad-hoc, i cili do të përzgjedhje anëtarët e komisionit të Vettingut. Komisioni i përbërë nga 6 anëtarë, 3 i përkasin shumicës parlamentare e po kaq dhe opozitës. Ndërsa opozita vijon protestën në bulevardin kryesor të kryeqytetit, duke bojkotuar kështu dhe Parlamentin, ka sjellë në këtë mënyrë dhe bllokimin e këtij procesi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037112236022949