INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau gruan duke e hedhur nga kati i 4, shokon me deklaratën në sallën e gjyqit

Vrau gruan duke e hedhur nga kati i 4, shokon me deklaratën në sallën e gjyqit

Publikuar më: 10:50 07-03-2017

Shokon me deklaratët e tij përballë togave të zeza Fredi Ruko, i cili në muajin dhjetor ka hedhur nga kati i katër i pallatit bashkshërten e tij, Liljana Ruko (Zhezha), e cila gjeti vdekjen e menjëhershme. Gjatë seancës për kujdestarinë e fëmijëve autori i ngjarjes Fredi Ruko ka pohuar se duart mi keni lidhur por jo gojën. Ndërkohë që kur është nxjerrë prej grupit policisë për tu transportuar në qeli pas përfundimit të seancës ka thënë, fotografoni atë që shkatërroi familjen , jo mua. Nuk dihet se çfarë ka dashur që të thotë autori i ngjarje me këtë frazë, por kjo duhet të zbardhet nga drejtësia shqiptare. Ndërkohë është shtyhet seanca gjyqsore për kujdestarinë e fëmijëve 7 dhe 4 vjeçarë të Liljana Ruko (Zhezha), e cila jetonte në lagjen “11 Janari” në Fier. Kërkesë padia për kujdestarinë e fëmijëve u kërkua nga daja i fëmijëve Robert Zhezha , vëllai viktimës pasi babai i tyre kish kërkuar që fëmijët e tij të dërgoheshin në jetimore, me pretendimin se në qoftë se ata do të qëndronin me dajën, fëmijët sipas tij do të edukoheshin me frymën që të urrenin babanë e tyre. Dje pasdite u zhvillua seance gjyqsore e radhës , e cilas është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të fëmijëve të mitur por edhe të çështjes shumë delikate që trajtohet, pohoi gjyqtarja çështjes.

Article Logic
Execution time: 0.003201961517334