INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Incidente në dyert e Gjykatës së Tiranës! Spaho i PD pretendon se është goditur nga blutë[FOTO]

Incidente në dyert e Gjykatës së Tiranës! Spaho i PD pretendon se është goditur nga blutë[FOTO]

Publikuar më: 09:26 04-04-2018

Kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho ka tentuar të hyjë në Gjykatën ku po zhvillohet gjyqi i 23 protestuesve, por teksa ka dalë ai thotë se është përplasur brenda ambienteve të gjykatës dhe ka treguar gjakun në duar. Ai akuzoi Ramën, ndërsa e paralajmëroi se nuk do ta ketë aspak të lehtë sikur e ka nisur.

Ai tha: “Policët nuk na lejuan që të futemi brenda, ushtruan dhunë. Kanë rrethuar gjysmën e Tiranës për gjyqin, por nuk do ia dalë dot, nuk do ta lejojmë. Shikoni në çfarë gjendje jemi, shtetin diktatorial të Edi Ramës, por nuk na e del dot me dhunë, do përplaset me ne dhe qytetarët”.

 Mësohet se Spaho i ka telefonuar dhe Kreun e Policisë së Tiranës duke i thënë se policët e tij e kanë goditur. Po ai i tha se ata janë policët e shtetit. Ndërsa Ministri Xhafaj nuk i ka hapur telefonin.

spahook.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105