INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjyqi i 23 protestuesve dhe dhuna ndaj deputetëve, Basha: ‘Po shohim fytyrën kriminale të Edi Ramës’

Gjyqi i 23 protestuesve dhe dhuna ndaj deputetëve, Basha: ‘Po shohim fytyrën kriminale të Edi Ramës’

Publikuar më: 09:17 04-04-2018

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në facebook për ngjarjet e fundit që po ndodhin në gjyqin e 23 protestuesve tek Gjykata e Tiranës.

Basha e cilëson dhunën ndaj deputetëve të opozitës si veprime të shtetit kriminal të Edi Ramës ku Policia, Prokuroria dhe Drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend.

Në ngjarjet e pak minutave më parë është gjakosur deputeti i PD, Edmond Spaho si dhe deputetët e opozitës janë përplasur me policët në Gjykatën e Tiranës.

Reagimi i plotë:

Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës. Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend. Sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Edi Ramës: kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel.

serf_23.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033290386199951