INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I nxehti përvëlues nuk do të zgjasë shumë!

I nxehti përvëlues nuk do të zgjasë shumë!

Publikuar më: 16:20 03-08-2017

Termometri i ka shënuar më mbi 40 gradë celcus gjatë këtyre ditëve në vendin tonë. Por duket se ditët përvëluese nuk do të zgjasin shumë. Sipas të dhënave të meteorologëve të paktën deri të dielën, kur rrymat ajrore nga kontinentit afrikan do të tërhiqen nga rajoni i Ballkanit do të vijojnë që temperaturat të jenë kaq të larta.

Meteorologët bëjnë me dije se fundjavën tjetër, temperaturat do të bien rreth 5 gradë celcus.
Parashikimi i motit:
“Mesnatën e se dielës dhe gjatë së hënës, fillon tërheqja nga Ballkani e masave ajrore Afrikane drejt Ishullit te Sicilisë dhe brigjeve Tuniziane.
Ndërkohe, gradualisht vendin e tyre e zënë masa ajrore me te freskëta nga Evropa Veriperëndimore deri mëngjesin e se premtes kur pritet qe qarkullimi i masave ajrore ne Ballkan te jete drejtpërdrejt nga Evropa Veriore”.

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717