INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Demiraj “mes” flakëve në Elbasan [FOTO]

Ministri Demiraj “mes” flakëve në Elbasan [FOTO]

Publikuar më: 16:59 03-08-2017

Zjarret që kanë përfshirë vendit janë kthyer në një fenomen shqetësues për strukturat shtetërore. Vetë Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka vendosur të zbresë në terren për të parë situatën nga zjarret dhe madje për të kontribuuar për fikjen e tyre. Këtë vendim Demiraj e ka bërë vetë publik në faqen e tij në facebook, ndërsa me një degë përpiqet të shuajë flakët, por vë në dukje mungesën e autoriteteve vendore për normalizimin e situatës.
Dritan Demiraj:
“E papranueshme. Jam në Krastë të Elbasanit dhe vetëm pak forca zjarrfikëse, të ushtrisë, emergjencave civile janë angazhuar në shuarjen e flakëve.
Asnjë person nga qeveria vendore, bashkia, qytetarë të zonave përreth.
Kjo situatë vihet nën kontroll të plotë vetëm nëse bashkëpunojmë të gjithë së bashku. Një falënderim shkon për z Premçi dhe strukturat e tij”.

zjarr-Demiraj-3.jpg

zjarr-Demiraj-2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0043129920959473