INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Demiraj fiton përballë Kodhelit, kthehet në ushtri

Demiraj fiton përballë Kodhelit, kthehet në ushtri

Publikuar më: 09:27 20-07-2017

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka fituar betejën ligjore që e kthen atë në detyre në Forcat e Armatosura. Detyre nga ku ishte shkarkuar nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e me të cilën pati jo pak përplasje në atë kohë.
Pas vendimit, që e rikthen atë sërish në detyre, Demiraj ka theksuar se nuk është i befasuar.
Dritan Demiraj:
“E prisja këtë vendim”.
Demiraj ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, aq sa njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.
Kolonel Dritan Demiraj, “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale, u shkarkua nga detyra me 18 dhjetorit 2014 dhe u lirua me vendim të Kodhelit nga ushtria pas 31 vitesh kontribut.

Article Logic
Execution time: 0.0035181045532227