INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarr masiv në kodrat e Ardenicës në Lushnje. Demiraj: “Mirënjohje për shërbyesit e shtetit”

Zjarr masiv në kodrat e Ardenicës në Lushnje. Demiraj: “Mirënjohje për shërbyesit e shtetit”

Publikuar më: 16:20 05-08-2017

Një tjetër vatër zjarri ka rënë në një masiv pyjor në kodrat e Ardenicës në Lushnje. Flakët kanë përfshirë zonën ndërkohë që mësohet se nga zjarri rrezikohen edhe dy banesa në fshatin Vajkan, të cilat ndodhen pranë një ish-reparti ushtarak. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët. Prej disa javësh, moti i nxehtë kërcënon territorin e Shqipërisë, ku çdo ditë dhjetëra hektarë pyjesh përfshihen nga zjarri. Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka shprehur mirënjohje për gjithë forcat e angazhuara për shuarjen e flakëve. “Respekt dhe mirënjohje pa fund për të gjithë shërbyesit e shtetit, të cilët në këtë të nxehtë të madh po përballen me vështirësi të shumta për shurjen e zjarreve”-shkruan ministri teknik në profilin e tij në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652