INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pogradec. Shkon me automatik në lokal, për të vrarë personin me të cilin u konfliktua

Pogradec. Shkon me automatik në lokal, për të vrarë personin me të cilin u konfliktua

Publikuar më: 17:22 03-08-2017

Një 25-vjeçar ka hyrë me automatikun e tip kallashnikov në lokal me qëllim për të varë një person me të cilin ishte konfliktuar më herët. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tushemisht dhe ka qenë pikërisht ndërhyrja në kohë e forcave të policisë që ka parandaluar krimin. Policia sqaron se shtetasi A.P, 25 vjeç dhe shtetasi G.Xh, 33 vjeç janë konfliktuar midis tyre për motive të dobëta. “Pas këtij konflikti dyshohet se shtetasi A.P, ka shkuar në banesën e tij në fshatin Tushemisht dhe ka marrë një armë zjarri tip kallashnikov, me qëllim që të ndiqte personin me të cilin ishte konfliktuar. Reagimi në kohë i Policisë, bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit midis këtyre dy të rinjve. 25-vjeçari i armatosur hyri në ambientet e lokalit për të kërkuar shtetasin G.Xh”, sqaron policia. I riu është larguar është larguar me shpejtësi, nga lokali sapo ka parë forcat blu. Policia po vijon punën për kapjen e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334