INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
200 mijë vende të lira pune në Itali. Pozicionet vakante ku mund të aplikoni

200 mijë vende të lira pune në Itali. Pozicionet vakante ku mund të aplikoni

Publikuar më: 18:13 03-08-2017

Italia kërkon të punësojë rreth 200 mijë persona. Sipas të dhënave zyrtare të marra nga Unioni i Dhomave një nga 5 pozicione në ndërmarrjet që kërkojnë të punonjës mbetet bosh. Në një artikull kushtuar punësimit, pozicioneve vakante dhe shifrave alarmante të papunësisë Corriere.it zbulon shifrat rekord të vendeve bosh. “Mbi 20,6% e posteve të 969 mijë pozicioneve të parashikuara nga ndërmarrjet në Itali nuk arrijnë të plotësohen. Janë mbi të gjitha industritë e teknologjisë së informacionit, metal mekanikës, elektronikës që sinjalizojnë mungesat më të mëdha të personelit të përshtatshëm… Në një periudhë të rritjes alarmante të papunësisë në Itali ka shumë pozicione që mbeten vakant, shkruan kjo media. Dhe arsyeja e vendeve bosh është fakti se nuk gjenden profesionistët e përshtatshëm. Shifrat tregojnë se në fakt 200 mijë njoftimet për punësimin nuk kanë arritur të gjejnë punonjës.
Profesionistët që kërkohen
Duke ju referuar të dhënave në 99 raste nga 100, nuk gjenden kuzhinierë për të punuar në ‘fast food’, ndërsa mbeten bosh vendet e punës për 7 elektroteknikë në 10, dhe pothuajse 6 tornitorë në 10. Kjo rezulton nga sistemi informatik Excelsior, realizuar nga Unioni i Dhomave, mbi parashikimet e punësimit për periudhën ndërmjet gushtit dhe shtatorit 2017 nga ana e bizneseve private të sektorëve të industrisë dhe shërbimeve. «Një kërkim personeli në pesë rrezikon që të mbetet i paplotësuar për shkak të vështirësisë për të gjetur personel të përshtatshëm », bëjnë të ditur të dhënat e Unionit të Dhomave. Dhe jo vetëm kuzhinierë. Nga veriu në jug të vendit nuk gjenden analistë programues, operatorë tregtarë për Italinë, specialistë të logjistikës së magazinës, specialistë në drejtim dhe kontroll. Më e komplikuar, pavarësisht normës së lartë të papunësisë, duket gjetja e profilit të duhur mes të rinjve (23% e totalit) drejt së cilës adresohet 35% e vendeve të reja të punës që parashikohet të hapen (339 mijë në total). Janë mbi të gjitha sipërmarrjet e teknologjisë së informacionit dhe të industrisë metal-mekanike dhe elektronike (37% të rasteve në total) që sinjalizojnë problemet më të mëdha për gjetjen e personelit të përshtatshëm. Këto janë profilet kryesore, që sipas ndërmarrjeve do të jetë e vështirë të gjenden në treg për periudhën gusht-shtator , sipas Unionit të Dhomave.

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492