INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hetimet për Tiranë-Elbasan, një tjetër zyrtar merret në pyetje

Hetimet për Tiranë-Elbasan, një tjetër zyrtar merret në pyetje

Publikuar më: 12:55 23-02-2018

E gjithë piramida e rrugëve po merret në pyetje lidhur me rrugën Tiranë -Elbasan. Pas dy ish-ministrave të LSI, ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku do të pyetet nëse ka dijeni për abuzimet e ndodhura gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan edhe kreu i ARRSH, Afrim Qendro.
Kreu i ARRSH ka qëndruar në Prokurori për rreth 40 minuta dhe pas dëshmisë së tij dha këtë prononcim për mediat.
Afrim Qendro:
“Dhashë sqarime për rrugën Tiranë- Elbasan. Unë u pyeta si person që ka pasur dijeni dhe shpreh gatishmërinë time që të dëshmoi përsëri”.
Tri ditë më parë Prokurorisë iu drejtua ish-ministri Sokol Dervishaj. Para tij, në lidhje me abuzimet me këtë rrugë ka dëshmuar edhe ministri tjetër i LSI-së, Edmond Haxhinasto.
Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me aferat dhe ka shtuar të ketë adresuar në Kryeministri të gjitha shqetësimet e evidentuara edhe në auditet e KLSH.
Ndërkohë për këtë çështje vijojnë të jenë në qeli dy ish-zyrtarët Dashamir Xhika dhe Andi Toma, të cilët kanë qenë në krye të rrugëve.

Article Logic
Execution time: 0.002377986907959