INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albin Kurti sulmohet me vezë nga protestuesi ‘Pro’ Demarkacionit

Albin Kurti sulmohet me vezë nga protestuesi ‘Pro’ Demarkacionit

Publikuar më: 12:47 23-02-2018

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është gjuajtur me vezë derisa hynte në ndërtesën e Kuvendit, ku po mbahet seanca për votimin e Demarkacionit.  Një qytetar me emrin Islam Krasniqi ka gjuajtur me vezë në drejtim të Kurtit në shenjë proteste për mos ratifikimin e Demarkacionit. Pas këtij veprimi Krasniqi është shoqëruar nga policia të cilët e kanë futur në oborrin e ndërtesës së Kuvendit, Dhjetëra qytetarë po protestojnë para selisë së kuvendit, në mbështetje të miratimit të Demarkacionit. Ndërkohë brenda në sallë duket se palët nuk kanë gjetur dakordësinë për të votuar marrëveshjen për kufirin me Malin në Zi.

Article Logic
Execution time: 0.0041871070861816