INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja Tahiri, Prokuroria kërkon ndihmën e Italisë

Çështja Tahiri, Prokuroria kërkon ndihmën e Italisë

Publikuar më: 12:21 23-02-2018

Autoritetet shqiptare i janë drejtuar sërish organeve të drejtësisë Italiane për ndihmë lidhur me çështjen e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Prokurorët e Krimeve të Rënda, përmes një letër-porosie i kërkon prokurorisë së Catanias, t’i vërë në dispozicion dëshmitë e të gjithë të arrestuarve në Itali, përfshi dhe të dyshuarin si kreu i grupit kriminal, Moisi Habilaj, që ka lidhje familjare me ish-ministrin.
Pjesë e letër porosisë për të marrë dëshmitë e grupit kriminal në Itali, prokurorët kërkojnë edhe pyetjen e Nezar Seitit, i cilësuar si financieri i grupit kriminal, i cili ndodhej në burg në Shqipëri, por u ekstradua drejt shtetit fqinj, në kundërshtim me ligjin.
Në letër porosi theksohet fakti se gjatë qëndrimit në paraburgim në vendin tonë, Seiti ka refuzuar të japë shpjegime rreth çështjes, ndaj kërkohet të pyetet nga autoritetet e drejtësisë atje për llogari të hetimit që po zhvillohet ndaj Saimir Tahirit.
Vetëm pasi të zbatohen këto letër porosi, atëherë Krimet e Rënda do të vendosin për fatin e dosjes që konsiderohet si një ndër çështjet më të nxehta, për shkak se i hetuari kryesor është ministri i brendshëm më jetëgjatë në këto 28 vite.
Ndërkohë mësohet se për momentin, grupi i hetimit, është duke analizuar të dhënat e siguruara nga kompanitë celulare, apo dokumentet e sekuestruara nga institucione të ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721