INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk po arrihet konsensusi për Demarkacionin. Veseli mbledh shefat e Grupeve Parlamentare

Nuk po arrihet konsensusi për Demarkacionin. Veseli mbledh shefat e Grupeve Parlamentare

Publikuar më: 12:58 23-02-2018

Duket se edhe seanca e sotme e thirrur për votim të Demarkacionit me Malin e Zi nuk ka sjellë rezultate. Kjo ka bërë që kryetari i Parlamentit Kadri Veseli të mbledh në zyrën e tij shefat e grupeve parlamentare për të gjetur një kompromis. Arsyeja se përse palët nuk po bien dakord për të miratuar marrëveshjen, është raporti i komisionit Bulliqi. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga deputetët e LDK-së që të sqarojnë përse nuk dëshirojnë përfshirjen e raportit të Komisonit . “Sot keni para vetes një ligj që ka tri shtylla. Marrëveshjen e tuaj, deklaratën e presidentëve. Përse nuk po u pëlqen raporti i Komisionit Bulliqi. Vetëm tregoni përse”, ka pyetur Haradinaj deputetët e LDK-së. Në replikën e tij paraprake, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ka mbetur te qëndrimi se me projektligjin për ratifikimin e demarkacionit, nuk duhet të futet në asnjë mënyrë ky raport . Sipas Hotit raporti mund të jetë joformal dhe assesi obligativ për shtetin.

Article Logic
Execution time: 0.0039539337158203