INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtyhet për ditën e mërkurë seanca për demarkacionin

Shtyhet për ditën e mërkurë seanca për demarkacionin

Publikuar më: 13:29 23-02-2018

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë sërish seancën për demarkacionin. Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën në orën 10. Në këtë datë Kosova do të vizitohet edhe nga një delegacion i lartë i BE-së. Pas debateve rreth vazhdimit të seancës së radhës së Kuvendit, deputetët votuan që seanca për demarkacionin të shtyhej. Kjo ishte kërkesë e LDK-së e cila insistoi që në seancë të jetë i pranishëm kryeministri Ramush Haradinaj, i cili të hënën do të jetë në një udhëtim zyrtar në Londër. Shefat e grupeve parlamentare ndërkohë zhvilluan një takim konsultativ me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli pas ndërprerjes së seancës. Shkak për këtë u bën fjalët fyese që kryeministri Ramush Haradinaj u drejtoi deputetëve të LDK-së. ““Turp të keni. Jeni kundër një raporti që tenton të gjejë gabimet për territor. Jeni të gatshëm që të falni tokë. Sa të jem unë kjo nuk do të ndodhë”, tha Haradinaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221