INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe Cana mbjell pemë me nxënësit, Veliaj: Investim për brezat

Edhe Cana mbjell pemë me nxënësit, Veliaj: Investim për brezat

Publikuar më: 14:04 23-02-2018

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Kolë Jakova” mbollën 70 pemë selvie në oborrin e shkollës së tyre, bashkë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish- kapitenin e kombëtares, Lorik Cana.

Veliaj shprehu mirënjohjen që fëmijët iu bashkuan kësaj nisme, duke deklaruar se angazhime të tilla janë demonstrimi më i mirë se ata do jenë qytetarë shumë të mirë nesër.

“Revolucion i gjelbër i Tiranës po shkon, jo vetëm në sheshin “Skënderbej”, jo vetëm te Parku i Liqenit apo në rrugët kryesore të qytetit, por edhe këtu, në rrugën e fundit që ndan Tiranën me Kamzën. Jam shumë i lumtur që na janë bashkuar fëmijët më të mirë të qytetit tonë sepse ai që është i mirë, është i mirë në të gjitha: edhe del me dhjeta, edhe mbjell pemë, edhe është një qytetar i angazhuar”, tha ai.

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve dhe ftoi të rinjtë që t’i bashkohen asaj, pasi kështu kontribuojnë për një të ardhme më të mirë.

“Në shoqërinë dhe në vendin ku jetojmë, sa më shumë gjelbërim të ketë, aq më mirë do jemi si shoqëri, më të shëndetshëm. Nuk jemi vonë për ta bërë këtë. Nëse prindërit tanë, nëse ju, pra ne të gjithë bashkë, tha Cana.

Veliaj e falenderoi ish-kapitenin e kombëtares tonë të futbollit, një nga sportistët më të dashur për shqiptarët, Lorik Canën, i cili u bë pjesë e nismës.

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102