INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojeni gjobën e dënimin! S’do ta besoni sa shumë ka fituar tifozja seksi që u fut në fushë në finalen e Champions! [FOTO]

Harrojeni gjobën e dënimin! S’do ta besoni sa shumë ka fituar tifozja seksi që u fut në fushë në finalen e Champions! [FOTO]

Publikuar më: 11:11 06-06-2019

Liverpool triumfoi në finalen e Champions, duke siguruar trofeun e gjashtë, teksa mundi 2-0 në finale Tottenham-in. Në një ndeshje që mori kritika për nivelin e lojës, ishte modelja 22-vjeçare, Kinsey Wolanksi, e cila rrëmbeu vëmendjen.

E veshur me bikini, ajo “pushtoi” fushën e blertë të stadiumit “Wanda Metropolitana” në Madrid, ndërkohë që po luhej pjesa e parë e finales. Vrapimi i saj në fushë shtangu futbollistët dhe të 68 mijë të pranishmit në shkallët e stadiumit.

Para finales, ajo kishte 110 mijë ndjekës në “Instagram”, ndërsa pas rreth 12 orësh, 22-vjeçarja ndiqej nga më shumë se 2.6 milionë persona. Kinsey Wolanksi nuk e shijoi gjatë këtë sukses. Pak pas mesditës së sotme, llogaria e saj në “Instagram” u hakua, por edhe u gjobit nga UEFA me 15 mijë euro.

5 mijë euro ishin për shkeljen e rregullores, duke zbritur në fushë, ndërsa 10 mijë për reklamimin e biznesit të të dashurit, i cili po ashtu hyri në fushë në botërorin e vitit 2014.

Por kjo shumë do t’ju duket qesharake kur të mësoni se Kinsey Wolanski ka fituar 3,5 milionë euro nga publiciteti.

GAE.jpg

 

Epo ia paska vlejtur!

 

Article Logic
Execution time: 0.0033979415893555