INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllja e INSTAGRAM-it s’qenka gjë! Ja dënimi DRASTIK që pritet të marrë tifozja seksi që u fut në fushë [VIDEO]

Mbyllja e INSTAGRAM-it s’qenka gjë! Ja dënimi DRASTIK që pritet të marrë tifozja seksi që u fut në fushë [VIDEO]

Publikuar më: 11:52 03-06-2019

Kinsey Wolanski kapi majat e famës thjesht me një kalim në fushë, teksa zhvillohej finalja e Champions League mes Tottenham dhe Liverpool, në Madrid të Spanjës.

Modelja ruse është e lidhur me Vitaly Zdorovetskiy, i cili është i famshëm për videot e tij me femra provokuese në Youtube.

Por UEFA nuk mund ta kalojë kaq thjeshtë një çështje të tillë, duke qenë se Kinsey nuk ishte thjeshtë një njeri i zakonshëm që hyn në fushë nëpër finale të rëndësishme, por qëllimi i tyre ishte krejtësisht për marketing, për më tepër që flitet për një faqe me përmbajtje erotike, që stimulon pornografinë.

Për këtë, mendohet se UEFA ka nisur një raport drejt drejtuesve të Instagram-it, të cilët kanë marrë masa të menjëhershme dhe kanë mbyllur llogarinë e Kinsey në këtë rrjet social, që shkoi deri në 2.4 milionë fansa.

Mark Zuckenberg duket se i ka dhënë urdhrat e qarta, të gjitha faqet që janë hapur me foto dhe emrin e ngjashëm të modeles ruse po mbyllen një nga një, duke e hequr vëmendjen e njerëzve nga ajo. Mirëpo siç duket Kinsey dhe Vitaly nuk do e kalojnë me kaq këtë ngjarje që bëri xhiron e rrjetit.

Kinsey pritet të dënohet me një gjobë të madhe në para nga UEFA, si edhe padyshim që do t’i ndalohet hyrja në stadiume në të ardhmen.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043699741363525