INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E vendosën me shpatulla pas murit për “Taramelen”, Alketa ka një mesazh për të gjithë kritikuesit [FOTO]

E vendosën me shpatulla pas murit për “Taramelen”, Alketa ka një mesazh për të gjithë kritikuesit [FOTO]

Publikuar më: 11:00 03-06-2019

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të suksesshme në ekranet shqiptare.

Së fundmi Alketa padyshim ka kryer një sërë projektesh të suksesshme me të dhe mund të themi se janë kthyer në një dyshe e pandashme televizive.

E kritikuan kur mori nismën për të ndihmuar TARAMELEN e vogel, e kemi fjalen per Xheison Bafti, kur moderatorja Alketa Vejsiu shprehu vendimin se ajo do t’i ndryshonte jetën vogëlushit me anë të një nisme bamirësie.

Xheison Bafti është kthyer në një personazhet më të përfolur dhe të dashur nga publiku shqiptar javëve të fundit.

Më në fund atij dhe familjes iu dhurua një banesë në Tiranë, të cilët u gëzuan tej mase duke i falenderuar të gjithë për këtë ndihmesë të madhe që ju kanë dhënë sepse është diçka që ju ka ndryshuar jetesën e tyre.

Së fundmi, për ti mbyllur gojët e liga të kritikave të shumta që Alketa ka marrë për këtë ndihmesë, ajo ka postuar një mesazh në llogarinë e saj të Instagramit, ku shpjegohet çdo gjë.

“Premtoni vetes të jeni kaq të fortë sa asgjë nuk mund të prishë paqen e mendjes suaj. Të flasësh për shëndetin, lumturinë dhe prosperitetin për çdo person që takon. Për të bërë të gjithë miqtë tuaj, të ndjejnë se ka diçka të bukur tek të gjithë. Të shikosh anën e diellit të gjithçkaje dhe të realizosh optimizmin tënd. Të mendosh vetëm për të mirën, të punosh vetëm për të mirën dhe të presësh vetëm më të mirat. Të jesh po aq entuziast për suksesin e të tjerëve saç jeni për suksesin tuaj. Të harrosh gabimet e së kaluarës dhe të fokusohesh mbi arritjet më të mëdha të së ardhmes. Të vishni një shprehje të gëzuar në çdo kohë dhe të jepni një buzëqeshje për çdo krijesë të gjallë që takoni. Të japësh kaq shumë kohë për të përmirësuar veten se nuk keni kohë për të kritikuar të tjerët. Të jesh tepër i madh për t'u shqetësuar, tepër fisnik për zemërim, tepër i fortë për frikën, dhe shumë i lumtur për të lejuar praninë e problemeve. Të mendosh mirë për veten dhe për ta shpallur këtë fakt në botë, jo me fjalë të forta, por me vepra të mëdha. Për të jetuar në besim se e gjithë bota është në anën tuaj, për sa kohë që jeni të vërtetë ndaj më të mirës që është në ju”- ky është mesazhi që moderatorja, ka shprehur për të gjithë ata që e kanë kritikuar.

 

View this post on Instagram

Philosophy of my life!

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Article Logic
Execution time: 0.0033280849456787